TIBO TV ofron funksionalitetin Catch UP TV për kanalet më të mira të platformës (gjeneraliste, filma, sporte). Catch UP TV bën regjistrimin automatik të programacionit të një jave dhe ju mund të rishikoni sa herë të dëshironi një program të përfunduar.. Kjo ju jep fleksibilitetin për të parë programet që keni humbur në orarin e tyre të transmetimit origjinal. Për të rishikuar një program që ka përfunduar në TIBO TV dhe që është disponues në Catch UP TV, ju mund të ndiqni këta hapa:
1. Hapni aplikacionin TIBO në pajisjen tuaj.
2. Navigoni në seksionin e kanaleve të disponueshme në Catch UP TV. Këto janë kanalet që ofrojnë funksionalitetin Catch UP TV për rishikimin e programeve të përfunduara.
3. Për të gjetur programin që dëshironi të rishikoni, mund të lundroni nëpër listën e programeve duke shfletuar direkt përmes emrit të programit ose duke përzgjedhur ditën, orën dhe minutën për të gjetur programin specifik që kërkoni.
4. Gjeni programin që keni dashur të rishikoni dhe shtypni mbi të.
5. Programi do të hapet dhe mund t'i shikoni të gjitha pjesët e tij të përfunduara në orarin e përcaktuar. Mund të përdorni kontrollat e videove për të kontrolluar pjesën e programit që dëshironi të shikoni.